Transmetuar më 01-04-2024, 08:17

Sipas MeteoAlb, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Perëndimi dhe jugperëndimi i Europës, Shqipëria do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke rrezikuar shira të dobët dhe lokalë. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante në vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Beratit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Do të dominohet nga masa ajrore Perëndimore dhe veriperëndimore Republika e Kosovës; duke kushtëzuar; mot të kryesisht të qëndrueshëm ku  kthjellimet do të jenë prezentë në të gjithë territorin, por pas – mesditës; pritet të shfaqen vranësira; si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë orëve të pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës.

Parashikohet që orët e vona të natës të shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat kufitare me Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit , por mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga minimalja 5°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd