Transmetuar më 01-04-2024, 19:16

Ditën e djeshme, në programin “Mos i bjer me top” drejtuar nga Ronaldo Sharka, ka qenë e ftuar ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Gabriela, e cila u largua përfundimisht nga programi i dashurisë pak ditë më parë.

Gabriela ka krijuar një zhurmë në rrjet për shkak të deklaratave ekskluzive për programin e Ronaldos.

Gjatë një loje në program, Gabrielës i janë treguar disa foto, për të cilat duhet të jepte mendimin e saj dhe në momentin që i është shfaqur fotografia e Romeos, ish-konkurrentja e “Për’puthen” është përgjigjur shumë shkurt, duke thënë se nuk komenton meshkujt e shoqeve të saj.

Pjesë nga biseda në studio:

Gabriela: Nuk ndërhyj te meshkujt e shoqeve të mia.

Ronaldo: Pse ke shoqe Heidin?

Gabriela: Kush është Heidi? Nuk e njoh.

Ronaldo: Po thua që Romeo ka pasur diçka me një shoqe tënden më parë?

Gabriela: Po, me një shoqe timen ka pasur. Ndoshta deri para hyrjes në BBV.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd