Transmetuar më 04-04-2024, 12:44

Kandidati për President nga Fronti Europian, Buajr Osmani ka filluar fushatën e tij zgjedhore nga qyteti i Shkupit, përkatësisht para Presidencës në Vilën Vodno.

Osmani tha se këtë mision e filloi nga selia e NATO-s dhe shpreson që do ta përfundoj si president i Maqedonisë së Veriut, vend anëtar në BE.

“Sot është dita e katërt, e muajit katër te vitit 2024, dita e themelimit të NATO-s dhe katër vjetori i anëtarësimit të vendit tonë në organizatën më të fuqishme politiko-ushtarake në botë dhe fakti që e filloj këtë mision nën dritën e numrit 4 për mua është edhe simbolik se jemi në rrugën e duhur. Këtë mision e fillova nga selia e NATO-s dhe shpresoj që do ta përfundoj si president në selinë e Bashkimit Europian i ulur në tavolinën e Këshillit Europian”, tha Osmani.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd