Transmetuar më 05-04-2024, 23:11

Një vajzë nga Teksasi, Maci Curin (21), e cila mund të mburret me këmbët më të gjata në botë, thotë se ka pengesa serioze për një pamje të tillë.

Maci është në mënyrë të pabesueshme 208 centimetra e gjatë dhe këmbët e saj janë më shumë se 132 centimetra të gjata.

Por, ndërsa mund të jetë një mbajtëse e rekordeve botërore, ajo thotë se shpesh i nënshtrohet komenteve mizore nga njerëzit.

E nga ana tjetër vuan vështirësitë për të dalë me ndonjë mashkull e deri probleme veshjesh, nuk gjen dot pantallona për këmbët e saj, citon noa.al një artikull të New York Post.

"Nëse dikush urren, atëherë urren sepse nuk kupton. Njerëzit më quajnë personazh nga filmat horror, si Slenderman", thotë Maci.

Texanja super e gjatë ndan video në TikTok, ku njerëzit shpesh lënë komente të vrazhda për pamjen e saj.

“Do të ishte e frikshme të shihje në një korridor të errët”, thuhet në një nga komentet.

E reja thotë se për faktin që është gjithmonë shumë më e gjatë se meshkujt me të cilët takohet, kjo i bën partnerë të pamundur. Ata ndihen të papërshtatshëm dhe të “turpëruar”.

Sa herë që dilja, me meshkuj që në fakt, gjithnjë janë më të shkurtër se unë, ishte keq, kishin turp për mua e të rrinin me mua”, thotë ajo.

Gjetja e rrobave që i përshtaten është gjithashtu një punë e vështirë.

"Më duhet t’i bëj pantallonat me porosi, të cilat kushtojnë rreth 250 dollarë për një palë. Nuk kam shumë para, kështu që kam vetëm dy palë pantallona që më rrinë mirë", shton ajo.

Por Maci thotë se ajo ende e do gjatësinë e saj pavarësisht disa pengesave.

"Unë e urreja gjatësinë time kur isha fëmijë, sepse ishte e vetmja gjë për të cilën fëmijët talleshin me mua. Por është privilegj që askush nuk është si unë. Unë jam unike", përfundoi ajo.

Maci tani është në një mision për të inkurajuar gratë e tjera me gjatësi të ngjashme që të mos turpërohen për gjatësinë e tyre dhe të jenë krenare për të.

“Si një grua që është 208 centimetra e gjatë, detyra ime është të fuqizoj gratë e tjera të gjata”, tha ajo. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd