Transmetuar më 07-04-2024, 08:12

Shqipëria

Territori Shqiptar do të paraqitet; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit në Kosovë parashikohet të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave por gjatë mesditës dhe në vijim pritet që gradualishtë vranësirat të bëhën edhe më të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të vendit; megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në të gjithë territorin e Kosovës edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët dhe maksimumet do të ngjiten deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd