Transmetuar më 08-04-2024, 11:55

FIER- Ka nisur sot zyrtarisht protesta e fermerëve shqiptarë e paralajmëruar më parë. Mësohet se fermerët janë nisur me traktoret e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejtë rrethrotullimit të Savrës në autostradën Lushnje-Fier. Në orën 12:00, bëhet me dije se blegtorët do të bllokojnë autostradën Lushnje-Fier me traktorët e tyre në mënyrë demostrative për padrejtësinë që, sipas tyre, po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit, dhe një sërë institucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.

Sipas fermerëve institucionet në fjalë janë: AKU, Autoriteti Konkurencës, Drejtoria e përgjithëshme e tatimeve, Drejtoria e Përgjithëshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësise dhe e Zhvillimit Rural.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd