Transmetuar më 08-04-2024, 11:58

MALI I GRAMOZIT- Teksa pranvera ka trokitur dhe temperaturat e larta të këtyre ditëve na përafrojnë më shumë me stinën e verës, pamje spektakolare vijnë këtë sezon nga maja e malit të Gramozit në Kolonjë. Dëbora pjesërisht e shkrirë, lulet që kanë nisur t’i japin ngjyra lëndinave dhe "misteri" i liqenit akullnajorë, e bëjnë malin e Gramozit, në juglindje të vendit, një atraksion mjaft tërheqës.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto relieve të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë.

Mali i Gramozit është një varg malor në juglindje të Shqipërisë, pranë kufirit me Greqinë. Në vendin tonë, Gramozi përfshihet në rrethi i Kolonjës, nga ana administrative, ndërsa në Greqi në prefekturat e Janinës dhe Kosturit.

Mali është skaji verior i vargmaleve Pindit dhe arrin lartësinë 2.523 mbi nivelin e detit. Gjithashtu, dy lumenjtë e rëndësishëm të Shqipërisë, Osumi dhe Devolli burojnë në shpatet veriore të Gramozit.

Më poshtë galeria e fotove:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd