Transmetuar më 09-04-2024, 12:25

Para pak minutash, është përfshirë nga flakët Salla Universale në Shkup, e cila ishte në proces të rikonstruimit, përcjell INA.

Ekipet zjarrfikëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por shtyllat metalike po shkaktojnë vështirësi gjatë ndërhyrjes në lokalizimin e zjarrit në ambientet e brendshme.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se po digjet njëra nga kullat e objektit.

Kjo sallë kishte nisur të rikonstruohet gjatë muajit të kaluar. Ministria e Kulturës kohë më parë, mori nën kompetenca këtë sallë nga Qyteti i Shkupit për ta rikonstruuar dhe adaptuar.

Deri më tani nuk ka hollësi për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Zjarrfikësit dhe policia tashmë janë në terren.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd