Transmetuar më 10-04-2024, 13:25

Avokatët Kujtim Ibra e Redi Ramaj dhe eksperti për çështje të sigurisë, Fatjon Softa, pjesë e panelit të emisionit “Breaking” në Top News me Dafina Hysën komentuan mbi zhvillimin e prostitucionit në vendin tonë.

Eksperti Softa tha se është shumë e vështirë të ndërhysh në aplikacionin Telegram, pasi ka sistem shumë më të mbrojtur, edhe pse është tentuar disa herë nga shteti shqiptar pas sulmeve të hakerave.

Softa: Kemi të bëjmë me platformën Telegram e cila është ruse e krijuar në vitin 2013, e krijuar nga dy persona me origjinë ruse. Disa shtete e kanë ndaluar, nuk mund të ndërhyet sepse në raport me sistemet e aplikacioneve të tjera, Telegram e ka shumë më të mbrojtur, mbron 700 milionë përdoruesit e saj, nuk është e mundur të depërtosh. Mund ta përdorin këtë platformë për qëllime terroriste, pornografi, ta përdorin për transferta, ka qenë e pamundur për të ndërhyrë. Pamë sa e vështirë ka qenë për shtetin shqiptar kur ishin publikimet e të dhënave tona, të gjitha ishin në Telegram. Janë bërë disa herë përpjekje të qeverisë për të kontaktuar me platformën, por është e pamundur, nuk e di nëse vijon të jetë baza e tyre në Rusi apo Dubai, vetëm nëse mund të jenë bllokimet nga shteti, por e pamundur për të ndërhyrë, regjistrimet anonime.

Nga ana tjetër, Ibra u shpreh se shtëpi në lagje të Tiranës apo qytete bregdetare merren me qira dhe kthehen në hotele ku ushtrohet prostitucion.

Ibra: Në Shqipëri jemi kthyer në Tajlandë sa i përket turizmit seksual, të gjitha aplikacionet në shumë hoteleri janë kthyer në modë në Tiranë, në zona bregdetare, pallate, ku merren me qira kate të tëra dhe bëhen hotele, motele për ushtrim prostitucioni, kjo është ajo që duhet të na shqetësojë pika e parë. Është realitet, po t’i hysh Tiranës.

Ramaj: Ka edhe Airbnb që merren, janë shqetësuar edhe komunitete dhe pallate të caktuara.

Ibra: Në çdo lagje ka hotele dhe motele ku ushtrohet prostitucion me licencë dhe pa licencë të regjistruar si hotele, kur shkon policia thonë i kemi të regjistruara si hotel. Ushtrohet prostitucion nga vajza shqiptare dhe të huaja, ky është problem shqetësues, ka familjarë që marrin policinë në telefon edhe thonë zotëri është kthyer në motel dhe familjarëve nuk u merret as kallëzim.

Avokati Ramaj sjell raste kërcënimesh në këto aplikacione, ndërsa ka të mitura që shfrytëzohen përmes aplikacionit Telegram.

Ramaj: Në këto aplikacione përdorin edhe të miturit, kemi pasur vetëvrasje, kemi pasur kërcënime hapur duke publikuar fotot, organet nuk kanë arritur mundësi aksesi. Zgjidhja është krijimi i një ligji për një institucion afër Policisë së Shteti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd