Transmetuar më 11-04-2024, 20:54

Kryen manovra të rrezikshme me mjet pranë një shkolle nën efektin e drogës dhe pa patentë, arrestohet nga policia 19-vjeçari.

Ditën e sotme, oficerja e sigurisë dhe drejtoresha e shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, shtetasi , ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.

Policia ka vepruar menjëherë duke vënë në pranga 19 vjeçarin i cili as verifikimeve të kryera me drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë dhe arrestim i drejtuesit të automjetit nga policia rrugore e Tiranës, si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Lidhur me ndalimin e tij, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Policia Rrugore Tiranë falë bashkëpunimit me drejtuesit e një shkolle në Tiranë ka parandaluar incidente të mundshme rrugore. Një nxënës (+18 vjeç) është ndaluar nga Policia ndërsa kryente manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të shkollës.

Pas verifikimeve të kryera ndaj këtij shtetasi rezultoi të ishte nën efektin e drogës, si dhe i pa paisur me leje drejtimi. Për pasojë u ndalua në flagrancë për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Nxis publikun të njoftojë gjithmonë Policinë e Shtetit, sa herë konstatojnë manovra apo sjellje të rrezikshme në rrugë”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd