Transmetuar më 13-04-2024, 17:59

Nigeria është bërë vendi i parë në botë që prezantoi vaksinën e re "revolucionare" të meningjitit Men5CV, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), citon sot noa.al.

Në periudhën nga tetori i kaluar deri në mes të marsit të këtij viti, sipas të dhënave të OBSH-së, janë evidentuar 1742 raste të meningjitit, me 153 raste që kanë qenë fatale në shtatë shtete të Nigerisë.

Vaksina e re mbron kundër pesë llojeve kryesore të sëmundjes që janë të përhapura në Nigeri, ndryshe nga vaksina fillestare e cila funksionon vetëm kundër një lloji, tha OBSH.

Nigeria është një nga pikat e nxehta të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse në Afrikë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd