Transmetuar më 17-04-2024, 21:01

Gjatë mbledhjes së Grupit parlamentar të PD, e zhvilluar sot me dyer të mbyllura është zbuluar se kryetari i grupit, Gazment Bardhi ka dënuar veprimet e deputetëve demokratë Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri.

Bardhi u shpreh se “amnistia dhe mbështetja që i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup”.

Zbardhet mbledhja e Grupit të PD/ Bylykbashi zbulon propozimet për Reformën Zgjedhore, Bushati: Nuk bëhet dot pa amerikanët! Oriola Pampuri mbante postin e zëdhënëses së grupit parlamentar Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliun, postin e sekretarit të grupit.

Ai theksoi se është e papranueshme që dëshirojnë të varrosin çështjen ashtu si Edi Rama, ndërsa shtoi se edhe pse ka pasur respekt kjo është një vijë e kuqe.

Gazment Bardhi: Amnistia dhe mbështetja që Arbi Agalliu dhe Orjola Pampuri i bënë Olta Xhaçkës, i bën automatikisht të shkarkuar nga pozicionet që mbajnë në grup. Është e papranueshme që po duan ta varrosin atë çështje njëlloj si Edi Rama. Kam patur respekt, por kjo është vijë e kuqe, janë bërë bashkë me Edi Ramën për t’i dhënë pandëshkueshmëri Olta Xhaçkës. E papranueshme./

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd