Transmetuar më 17-04-2024, 23:02

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka folur lidhur me ngjarjet që po ndodh aktualisht në PL, në të cilën kanë filluar dhe largimet e disa prej eksponentëve të rëndësishme.

Blushi tha në emisionin “Opinion”, se i mbështet deklaratat e kryetarit të PL, Ilir Meta kundër kreut të SPAK, Altin Dumani, ku shtoi se nëpërmjet metodave kriminale, Dumani ka marr peng disa nga individë në PL.

Po ashtu, Blushi theksoi se në Konventën Kombëtare të PL, më 27 prill do ketë ndryshime të rëndësishme në strukturat e partisë.

“Dumani për fat të keq është bërë një vegël e shëmtuar e Edi Ramës që me manovra kriminale është përpjekur të krjijojë një situatë brenda Partisë së Lirisë. Ka tentuar duke marrë peng individë të caktuar. Metodat i di shumë mirë z.Dumani, ka një veprimtari kriminale jo vetëm ai por dhe struktura të tjera të shtetit përfshi SHISH. Ka tentativë për të marrë peng PL sepse ky është shqetësimi dhe për këtë z.Meta ka ngritur tonet. Konventa e 27 Prillit do t’i bëjë publike. Përpjekja kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë do dështojë në mënyrë spektakolare. Meta ka thënë janë 300 mijë Vojo Kusha jo vetëm brenda vendit por edhje jashtë vendit që janë gati të pengojnë përpjekjen kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë”,-tha Blushi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd