Transmetuar më 18-04-2024, 07:57

Tiranë, 18 Prill 2024 /noa.al- Trupi i pajetë i një burri është gjetur sot herët në mëngjes në segmentin rrugor që lidhen Tiranën me rrugën e Arbrit.

Policia e kryeqytetit tha se, në afërsi të tunelit të Murrizit, rreth orës 02:05, është vetëvarur në një pemë, shtetasi V. C., 39 vjeç.

Burri në moshë të re si pasojë ka ndërruar jetë.

Ai është gjetur nga persona të rastësishëm që njoftuan policinë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd