Transmetuar më 18-04-2024, 11:04

Një tjetër humbje jete është regjistruar në Korҫë, ku një 68-vjeçar, teksa kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Ravonik të Korçës, është rrëzuar nga biҫikleta, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

68-vjeçari Banush Dalipi, ka qenë duke ecur me biçikletë në unazën e qytetit, kur papritur është rrëzuar në asfalt.

Ndihma nga persona që punojne në bizneset pranë unazës, ka qenë e menjëhershme, duke lajmëruar dhe shërbimin e urgjencës, por fatkeqësisht shtetasi Banush Dalipi, ka ndërruar jetë.

Sakaq, burimet thanë se Banush Dalipi, ka gjetur vdekjen pa mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.

Paraprakisht nga spitali bëhet me dije se 68-vjeçari, mund të ketë gjetur vdekjen për shkak të probleme kardiake, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Policia rrugore ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, por edhe për grupin e hetimit vdekja cilësohet natyrale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd