Transmetuar më 18-04-2024, 11:20

Deputeti është parë duke mbajtur një çadër plazhi në dorë, teksa i drejtohej hyrjes së Kuvendit

Pas pak pritet të nisë seanca parlamentare dhe deputetët janë të gjithë duke iu drejtuar godinës së Kuvendit.

Megjithatë, gjatë hyrjes një prej tyre ka tërhequr vëmendje pasi ka bërë një hyrje të pazakontë. Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është parë duke mbajtur një çadër plazhi në dorë, teksa i drejtohej hyrjes së Kuvendit. Pavarësisht tentativave për të hyrë në sallë me çadër, deputeti nuk është lejuar nga punonjësit e sigurisë.

Pas kësaj, ai tha për mediat se donte që çadrën ta vendoste te vendi i deputetes socialiste Olta Xhaçka, bahskëshorti i së cilës akuzohet për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdet.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd