Transmetuar më 18-04-2024, 11:24

Ditën e djeshme, në media qarkulloi lajmi se këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu, janë arrestuar nga policia zviceriane, ku u mbajtën në Komisariat për 48 orë.

Ky lajm ka sheqtësuar fansat, por si Soni Malaj dhe Don Phenom, e kanë parë të arsyshme të mos bëjnë një reagim konkret për ngjarjen, por kanë vijuar aktivitetin e tyre normalisht në rrjetet sociale.

Këngëtari Labinot Rexha, i cili do të këndonte gjithahstu në koncertin e 13 prillit, tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend.

Gjithashtu, ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.

Ai tha se kolegët e tij u ndaluan për shkak se nuk duhen përdorur vizat turistike për të punuar.

Rexha tha se këngëtarët mund të ndëshkohen me ndalesë, deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

SONI MALAJ 🦂 (@soni_malaj) • Instagram photos and videos

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd