Transmetuar më 18-04-2024, 11:31

Pas fitores së ngushtë në ndeshjen e parë çerekfinale të "Europa League" në "San Siro", gjithçka te Roma është gati për kthimin në "Olimpico". Daniele De Rossi po e mban laert fokusimin përpara ndeshjes së madhe kundër kuqezinjve:

"Ata do të luajnë një udhëkryq të rëndësishëm sezonal, sepse ‘Europa League’ është objektiv për një ekip të ndërtuar për të qenë protagonist në Champions League. Milani e di se duhet të fitojë, përndryshe eliminohet.

Pra, kuqezinjtë do ta përjetojnë ndeshjen si mjetin e fundit për të shpëtuar sezonin, do të japin gjithcka për ta përmbysur rezultatin. Ne do të përpiqemi të mbrohemi, por edhe ta dëmtojmë Milanin. Pësimi i një goli mund të jetë goditje e rëndë për ta.

Udhëkryq për Piolin? Unë nuk komentoj thashethemet e gazetave, sepse ndonjëherë ato nuk janë të vërteta. Pioli është i dyti në Serie A, skuadra luan mirë. Ka karakteristika të skuadrës kundërshtare që duhen respektuar. Nuk është se ne fituam 7-0 në ndeshjen e parë, ndaj kualifikimi mbetet i hapur.

Aspekti emocional? Është pjesë e lojës së futbollit. Mund të përgatisni gjithçka, por gjithashtu duhet të kuptoni se kush do të jetë në gjendje të bëjë më mirë në nivel emocional. Një mijë aspekte ndikojnë në ndeshjet e futbollit. Brenda një ndeshjeje ka një mijë ndeshje. Madje humori i lojtarëve gjatë ndeshjes është vendimtar. Ne do të përpiqemi të kontrollojmë ankthin dhe agjitimin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd