Transmetuar më 18-04-2024, 12:38

Deputeti Gazment Bardhi, i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila komentoi daljet e fundit të Ilir Metës dhe fjalimet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK-ut nga mëngjesi në darkë, tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon SPAK-un kudo, a keni ju zoti Bardhi një opinion për këto”, tha Spiropali.

Bardhi në fjalën e tij, tha se socialistët janë ata të cilët ndodhen në hall, pasi i ka trokitur drejtësia në derë.

Bardhi: “Ne nuk kemi asnjë hall. Hall keni ju. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK-ut. Ora e drejtësisë, për gjithçka që i keni bërë këtij vendi do të ngjitet në kat të tretë, te ministrat, kryeministri, ish-ministrat. Sa për delir madhështie, asnjëri nga ata që përmende ti nuk ka delir madhështie. Delir ka babai jot. “Më marrin tha në telefon çdo ditë liderat botërorë dhe më kërkojnë zgjidhej për hallet që ka bota”, thotë. Ka vetëm një hall, për atë që i ka bërë këto 11 vite Shqipërisë dhe do të duhet të mbajë përgjegjësi”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd