Transmetuar më 18-04-2024, 12:44

Rafa Leao është gati ta tërheqë përpara Milanin e tij në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Romës: "Jemi të emocionuar, do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Kemi pasur gjithmonë shumë respekt për Romën, por ne shkojmë atje për të fituar. Personalisht përpiqem të kthehem më i fortë, të mësoj nga gabimet e mia. Ishte shumë e rëndësishme për ne të arrinim vendin e dytë në kampionat.

Shpresoj të luaj mirë dhe ta ndihmoj skuadrën. Edhe nëse nuk shënoj, e rëndësishme është fitorja e Milanit. Detajet vendosin në këto ndeshje. Roma ishte më mirë në ndeshjen e parë, por tani jemi më të vetëdijshëm. Do të jemi më të përqendruar, do të përballemi me Romën për ta mposhtur. Do të përpiqemi të shënojmë që në minutat e para dhe më pas do ta luajmë si në finale".

Më pas, Leao foli edhe për kritikat që mori pas ndeshjes së parë në "San Siro": “Kam nevojë për kritika që të rritem, më pëlqen ta kem këtë lloj presioni”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd