Transmetuar më 19-04-2024, 14:44

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kthesës së Rinasit, ku janë përfshirë disa automjete dhe 2-3 kamionë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, teksa në pamjet nga vendngjarja duken automjete të tonazhit të rëndë, të cilat janë përmbysur si pasojë e përplasjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd