Transmetuar më 19-04-2024, 16:47

Elbasan, 19 Prill 2024 /noa.al- Ka humbur jetën një burrë në Elbasan, punonjës i bashkisë, pasi u aksidentua fatalisht ndërsa ishte në detyrë.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:00, kur shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, ndodhej gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”.

Në një moment dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, ai është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar.

Policia tha se 56-vjeçari u dërgua në spital, por më pas, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd