Transmetuar më 19-04-2024, 17:05

Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga vinçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, 56-vjeçari, punonjës i bashkisë, po punonte për riparimin llambave elektrike dhe si pasojë e një defekti në viç është rrëzuar.

Për shkak të dëmtimeve, ai humbi jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd