Transmetuar më 19-04-2024, 18:56

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.

Mes tyre kohet e fundit ka pasur përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.

Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here I Am”.

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd