Transmetuar më 19-04-2024, 20:37

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ka gjetur një tjetër gol me Beshiktashin. Ai ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 18-të në duelin me Ankaraguçu.

Pas një pasimi të mirë, Muçi merr topin dhe gjuan me të majtën potente duke shkundur portën e kundërshtarit.

Ky është goli i tij i tretë në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd