Transmetuar më 20-04-2024, 08:20

Një person që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po gjykohet ish-presidenti amerikan Donald Trump ka humbur jetën.

Lajmi raportohet nga NBC News.

Maxëell Azzarello rreth 30-vjeç, nga Shën Augustin Florida, hodhi në ajër broshura të cilat ishin të mbushura me teori konspirative, para se t’i vinte flakën në një zonë të caktuar për protestuesit pro apo kundër Trump ditën e premte.

“Ai nxori një kuti nga çanta e tij që përmbante atë që besohet se ishte një përshpejtues me bazë alkooli, përpara se të lagej i gjithi dhe t’i vinte flakën vetes”, tha policia.

Shefi i Detektivëve të NYPD-së, Joseph Kenny u tha gazetarëve: "Broshurat duket se janë të bazuara në propagandë, pothuajse një lloj broshurash teorie konspirative. Disa informacione në lidhje me një skemë Ponzi dhe faktin që disa nga institutet tona arsimore lokale janë fronte për turmën Pra, një teori e vogël konspirative po ndodh këtu."

Oficerët dhe civilët vrapuan në zonën e protestës dhe u përpoqën të shuanin flakët duke përdorur pallto dhe aparate për shuarjen e zjarrit, por përpjekjet e tyre nuk rezultuar të suksesshme pasi sot ai ka humbur jetën.

Në përpjekje për të shuar flakët janë plagosur lehtë edhe katër efektivë policie.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd