Transmetuar më 20-04-2024, 09:21

GREQI- Një rast i dhunës në familje është regjistruar në një fshat të Heraklion të Kretës, ku një 47-vjeçar ka sulmuar prindërit e tij.

Këta të fundit pas dhunës nga djali e kanë kaluar natën në një kishë.

Sipas Protothema, 47-vjeçari siç raportohet në polici, mbrëmjen e së enjtes ka shkuar në shtëpinë e prindërve të tij, i ka kërcënuar me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime në trup.

Prindërit u detyruan të largoheshin nga shtëpia, duke gjetur strehë në një kishë në zonë ku dhe kaluan natën.

Të nesërmen motra e dhunuesit ka njoftuar policinë, të cilët kanë gjetur 47-vjeçarin dhe e kanë arrestuar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd