Transmetuar më 20-04-2024, 10:56

Ish deputeti Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku ishte i ftuar sot në podkastin e përjavshëm të kryeministrit Edi Rama.

Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet’ gjatë fushatës zgjedhore të 2021, ku Mark Marku ishte drejtuesi politik në Lezhë.

“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenarë. Ndjesë se në një moment barrikadimeve gjatë fushatës së fundit në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot“.

“Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai”-tha Mark Marku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd