Transmetuar më 20-04-2024, 11:11

Autoriteti Portual i Symit, u njoftua dje për një kuti të çuditshme që lundronte në brigjet e ishullit nga një shtetas që e ka pikasur atë me skafin.

Roja bregdetare mori kutinë, e cila kishte një numër të madh kartëmonedhash.

Pas numërimit, u konstatua se bëhet fjalë për kartëmonedha false, vlera e të cilave arrin afërsisht dyqind mijë dollarë amerikanë (200,000 dollarë), pa qenë i mundur një numërim i saktë për shkak të gjendjes së tyre të keqe.

Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Symit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd