Transmetuar më 20-04-2024, 11:46

LEZHË- Policia ka zbardhur katër vjedhje të kryera më parë në Lezhë dhe ka arrestuar autorin një 47-vjeçar, banues në Shëngjin.

Në pranga ka përfunduar Kastriot Kolaj. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen 4 vjedhje të kryera më parë. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi Kastriot Kolaj, 47 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd