Transmetuar më 20-04-2024, 13:55

SHKODËR- Një 40-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:28 në lagjen “Vasil Shanto”. I lënduari është në kujdesin e mjekëve, pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 12:28, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi 40 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vasil Shanto”, gjatë procesit të punës për riparimin e një apartamenti. Ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd