Transmetuar më 20-04-2024, 17:23

Pamje të rënde transmetohen për kafshëdashësit nga Policia e Tiranës.

Publikohen pamjet e një të riu i cili është proceduar në gjendje të lirë pasi ka tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen) në rrugët e qytetit.

Përpos procedimit, i riu është gjobitur me 6000 lekë sipas Kodit Rrugor.

Kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd