Transmetuar më 20-04-2024, 18:26

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasen Bahrije Gjuni, gjyshja e 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës.

Sipas Policisë, Bahrije Gjuni është personi i tretë i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Në dëshmi është shprehur se kanë marrë nipin sepse kanë dashur ta rrisin vetë.

Pak më herët gjatë ditës së sotme, ajo pranoi të dorëzonte djalin në polici ndërsa është arrestuar nën akuzën e rrëmbimit të personit.

Kujtojmë se më 13 prill nëna e fëmijës denoncoi në policinë e Durrësit për moskthimin e djalit nga gjyshërit e tij.

Fëmija ishte marrë nga gjyshërit, ku nëna e kishte lënë të qëndronte disa orë, por nuk e mori më mbrapsht.

Për ngjarjen e rëndë ndodhen në burg gjyshi i fëmijës Rexhep Gjuni dhe kunati i tij Arben Selaj, të cilët ishin pjesë e ngjarjes dhe nuk kanë treguar se ku e kishin çuar 3-vjeçarin.

Problemet mes nënës së fëmijës dhe vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident, ku këta të fundit kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd