Transmetuar më 20-04-2024, 22:56

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Fushë-Krujës, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një djalë 17-vjeçar.

Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një automjet tip Hyundai që drejtohej nga shtetasi Andi Kullaj.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit tej normave të lejuara.

Mësohet se përplasja ka qenë aq e fortë sa mjeti e ka marrë përpara trupin e viktimës për dhjetëra metra duke i shkaktuar plagë të rënda.

Çfarë tha policia për ngjarjen në Fushë Krujë:

Rreth orës 21:30, në Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar me pasojë vdekjen një të mitur 17 vjeç.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd