Transmetuar më 22-04-2024, 09:47

Lidhja e Argjira Spancës me Graciano Taganin duket se është duke kaluar një krizë.

Këtë e ka treguar fillimisht vetë balerini i njohur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.

Gjatë një bisede me banorët, ai është shprehur se mes tyre ka një krisje, por nuk konfirmoi nëse janë ndarë apo jo.

Ndërkohë një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, Argjira nuk ka pranuar që të komentojë për këtë temë, ndërsa ka zgjedhur të flasë për projektin e saj televiziv, “She’s on Top”.

Pasi u largua nga studio ajo puthi në faqe gazetarin e njohur, Ervin Kurtin, duke thënë se do të shihen së shpejti në “She’s on Top”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd