Transmetuar më 22-04-2024, 11:09

TIRANË- Kanë dalë sot para gjykatës katër protestuesit që morën pjesë në protestën e së premtes para bashkisë së Tiranës. Protestuesit pritet të njihen sot me masën e sigurisë. Ato akuzohen se kanë hedhur molotov drejt godinës së bashkisë.

Prapa kafazit prej xhami, ata janë shprehur se kane marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha protestuesit.

“Unë jam arrestuar nga policia Fier. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jam anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me molotov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjeter.

Në protestën e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë. Ndërkohë kjo protestë u shoqërua që nga nisja e saj me tensione, me dhjetëra koktejle molotovë të cilat u hodhën në hyrje të godinës së bashkisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd