Transmetuar më 22-04-2024, 14:59

Ditën e sotme, në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, është vjedhur një shumë parash.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd