Transmetuar më 22-04-2024, 18:32

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në Itali ku si pasojë ka humbur jetën një 25 vjeçar Shqiptar.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22 , në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd