Transmetuar më 22-04-2024, 22:12

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zona Zero” në Top News, ku ka komentuar zhvillimet politike në vend.

Basha ka komentuar edhe sjelljen e kreut të PL-së Ilir Meta, i cili kohët e fundit ka ndërmarrë një fushatë sulmesh ndaj SPAK, por edhe personalisht ndaj tij. “Ilir Meta ekziston politikisht, për aq kohë sa ekziston”, u shpreh Basha, duke thënë më tej se Meta është njeriu që ka përfituar më tepër politikisht nga Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Milaim Zeka: Thonë që ky njeri ka rrëshqitur, ku thoni është bërë për Kishën e Laçit. Ku i mbështet ky gjithë këto kritika ndaj jush?

Lulzim Basha: Të gjitha akuzat e tij nuk kanë asnjë bazë. Është fakt i njohur jo vetëm nga demokratët, që Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për aq sa ekziston. Për shkak të trafikimit që i ka bërë votave të demokratëve. Në 2013-ën, ai u denoncua nga Rama për videon që shkaktoi 21 janarin, më pas u përqafua nga Edi Rama, shumë thonë për shkak të një imuniteti të ofruar. Askush nuk ka përfituar më shumë politikisht nga Edi Rama, sesa Ilir Meta.

Milaim Zeka: Keni lobuar te partitë e djathta kundër Shqipërisë?

Lulzim Basha: Jo nuk është e vërtetë! Kur unë pyetem për situatën në Shqipëri, sigurisht që them të vërtetën. Unë mund të frenohem në përdorimin e gjuhës, por jetojmë në një shoqëri me burime të hapura. Ta harrojë çdokush që nuk do them të vërtetën për Shqipërinë. Por faktet janë tronditëse, siç edhe tregon raporti i DASH sot dhe ai i Freedom House. Këto janë sfida për mua dhe PD-në.

Milaim Zeka: Në takimet që keni me europianë, amerikanë.. si e shohin Edi Ramën ata dhe Ilir Metën?

Lulzim Basha: Unë nuk marr përsipër të bëj zëdhënësin e tyre, por shqetësimi është i dukshëm.

Milaim Zeka: Të mbështesin ty?

Lulzim Basha: Koherenca më kërkon që edhe në këtë rast të vetëpërmbahem. Kemi një komunikim shumë të mirë me ndërkombëtarët, për shkak se objektivat tona përputhen.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd