Transmetuar më 22-04-2024, 23:08

FIER- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se drejtuesi ishte në gjendje të dehur dhe si pasojë mjeti tip “Mercedes Benz” ka përfunduar në kanal.

Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë duke e nxjerrë nga makina dhe më pas transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu po punohet edhe për nxjerrjen e mjetit të tij nga vendi i ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd