Transmetuar më 23-04-2024, 08:41

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, komenton për “Inter TV” fitimin e titullit kampion në derbin e Madoninës ndaj Milanit. Ky ishte titulli i 20-të në historinë zikaltër, çka nënkupton yllin e dytë në fanellë: "Jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë për ta përshkruar. Si tifoz i Interit qysh fëmijë, nuk mund të kërkoja diçka më të mirë.

Fitimi i titullit në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne e donim këtë gjë, e arritëm. Përjetuam momente të bukura. Edhe pse nuk po luanim sonte në shtëpi, kishte shumë tifozë tanët si gjithmonë, që na inkurajuan. Ndoshta nuk e kam kuptuar ende se çfarë kemi bërë. Shihemi nesër në mëngjes, tani le të shikojmë përpara”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd