Transmetuar më 24-04-2024, 08:44

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë-Tiranë, ku një këmbësor humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi.

Viktima është 43-vjeçari Vladimir Muhja që humbi jetën. Ai banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

Hetimet mbi këtë ngjarje po vijojnë. Deri më tani ka pasur një reagim nga OSHEE, në të cilin thuhet se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd