Transmetuar më 24-04-2024, 08:46

Një ish-oficer policie i Uashingtonit, i cili dyshohet se vrau ish-gruan dhe të dashurën e tij adoleshente të cilës i rrëmbeu foshnjën që kishin bashkë, ka tentuar t’i japë fund jetës pas disa orësh ndjekjeje nga policia.

Oficerët gjetën trupin e plagosur të Elias Huizar rreth orës 3 të mëngjesit (me orën lokale) të martën, sipas Departamentit të Policisë Ëest Richland.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa fëmija i mitur që ai rrëmbeu u mor nga autoritetet.

Huizar, dyshohet se qëlloi tetë herë ish-bashkëshorten e tij Amber Rodriguez jashtë shkollës fillore ku ajo punonte. Djali 9-vjeçar i ish-çiftit u tha oficerëve se “pa babanë e tij, Elias Huizar, duke qëlluar nënën e tij”. Ndërsa kërkonin për vrasësin, ata gjetën trupin e të dashurës së tij adoleshente, e identifikuar nga të afërmit si Angelica Santos, në shtëpinë e tij që ndodhet vetëm disa minuta larg shkollës.

Familja e saj e kuptoi se Angelica, 17 vjeç, dhe fëmija 1-vjeçar që ajo kishte me Huizar, Roman Santos, ishin të zhdukur dhe supozoi se ish-oficeri i policisë kishte rrëmbyer foshnjën.

Sipas të dhënave të gjykatës në fillim të këtij viti, Huizar e takoi vajzën ndërsa punonte si nëpunëse në shkollën e mesme të Uashingtonit në Yakima.

Ajo ishte 11 vjeç kur u takuan dhe 15 kur ai e la shtatzënë, shkroi Rodriguez në peticionin e saj për një urdhër mbrojtës kundër Huizar.

Sulmuesi u largua nga Departamenti i Policisë Yakima në vitin 2021 “pasi mori një rekomandim për disiplinë “, tha departamenti të martën pa dhënë informacion shtesë.

Më pas ai vazhdoi të punojë si mësues zëvendësues në Distriktin Shkollor Richland deri në shkurt të këtij viti, kur u arrestua për përdhunimin e dyshuar të të dashurës së tij të mitur, 16-vjeçare, pas një nate dehjeje në shtëpinë e tyre.

Huizar ishte planifikuar të dilte në gjykatë për t’u përballur me akuzat për përdhunim të të miturve dhe marrëdhënien e tij me Angelica, ditën që ai kreu krimet tronditëse.

Vrasja brutale erdhi gjithashtu vetëm disa ditë pasi Rodriguez paraqiti kërkesën për të ndryshuar marrëveshjet e kujdestarisë së dy fëmijëve që kishin bashkë, të moshës 5 dhe 9 vjeç, duke pretenduar se ajo kishte frikë për sigurinë e tyre.

Ajo kishte shprehur më parë shqetësime për ish-bashkëshortin e saj, për të cilin tha se ishte i armatosur dhe se e kishte ngacmuar pas divorcit të tyre në vitin 2020

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd