Transmetuar më 24-04-2024, 08:57

Flokët, një pjesë natyrale dhe e dobishme e evolucionit njerëzor, janë dhe një formë "termorregullatore" e temperaturës së kokës, por edhe një skemë mbrojtjeje e zonës ndoshta më të rëndësishme të organizmit.

Por gjithmonë flokët kanë përcaktuar edhe "kush ne jemi”, ndaj dhe mungesa e plotë ose e pjesshme e tyrr përbën një nga komplekset më të mëdha në përballjen me shoqërinë.

Rënia dhe rrallimi i flokëve është gjithashtu diçka që mund të kufizohet nga stili i jetesës, dhe ushqimi gjithashtu ka efektin e tij: e pra, çfarë të hamë për të rritur flokët?

Nuk ka një “formulë magjike” që mund t’i bëjë flokët të rriten si “me magji ”, por është padyshim e vërtetë që pavarësisht nga kushtet, rritja e flokëve mund të nxitet nga disa zakone ku mes tyre është ushqimi, duke qenë diçka e lidhur ngushtë me gjendjen shëndetësore.

A e dini se çfarë të hani për të rritur flokët? Provoni këto ushqime absolutisht të mrekullueshme

Por pse flokët kanë tendencë të bien, veçanërisht nga mosha e rritur? Ka kaq shumë arsye dhe pavarësisht nga ato të natyrës gjenetike janë dhe ato që lidhen me zakonet e të ngrënit, si dhe me stilin e jetesës.

Për shembull, një ndryshim konstant i temperaturës, larje shumë e shpeshtë e flokëve, si dhe përdorimi i tepërt i tharëses së flokëve dhe pajisjeve për stilimin e tyre, priret të zhvillojë një dobësi strukturore në rrënjët e flokëve, duke kompromentuar jashtëzakonisht strukturën e kokës.

Një predispozicion gjenetik është ndër shkaqet kryesore, por edhe mungesa e disa elementeve në dietë, si proteinat dhe kripërat e ndryshme minerale, mund të nxisë rënien e flokëve dhe ndaljen e rigjallërimit të tyre. Ky proces në doza të vogla është i natyrshëm, pasi të gjithë flokët kanë tendencë të bien.

Në veçanti, disa kripëra minerale si magnezi, seleni dhe zinku konsiderohen shumë të dobishme për t’i bërë ato të forta.

Ushqimet si vezët kanë një kapacitet forcues, por edhe produktet me origjinë shtazore si salmoni, toni si dhe mëlçia, të gjitha këto, ushqime të bollshme në biotinë, e quajtur edhe vitamina B8, e cila ndikon drejtpërdrejt në sistemin e lëkurës dhe gjithashtu në prodhimin e keratinës.

E rëndësishme është edhe marrja e perimeve me gjethe jeshile si sallata jeshile, brokoli, por edhe spinaqi. Këto janë shumë të pasura me kripëra minerale dhe vitamina të cilat gjithashtu kanë një kapacitet “mbrojtës” për pjesët e organizmit si rrënjët e flokëve.

Në këtë aspekt është gjithmonë më mirë të adoptoni një formë gatimi jo shumë invazive, duke preferuar përgatitjen në avull dhe jo të skuqura ose të ziera, në mënyrë që të ruhen sa më shumë lëndët ushqyese. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd