Transmetuar më 24-04-2024, 08:00

Si lider i shtëpisë së “Big Brother VIP3”, Julian Deda, kishte një avantazh që të çonte në televotim dy banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, për të zbuluar se cili prej tyre është më i preferuari nga publiku.

Ky avantazh iu dha gjatë spektaklit të së shtunës, ku aktori i njohur kishte mundësi që në këtë televotim të përfshinte edhe veten.

Juli vendosi që të çojë në televotim veten përballë aktores Egla Ceno. Këtë detaj Deda nuk duhej t’a ndante me pjesën tjetër të shtëpisë dhe rezultatin do t’a mësonte vetëm ai.

Ndërkohë gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme u mësua se për kë ka votuar publiku si të preferuarin e tij. Ai është Juli, i cili në dhomën e rrëfimit u shpreh:

“E falenderoj publikun që më ka parë siç më ka parë dhe ai është sovrani që i di gjërat më mirë se ne këtu”.

Nga ana tjetër, Deda tha se vendosi që të vendoste veten përballë Cenos, duke qenë se kjo e fundit është përballur shumë herë me nominimin dhe është shpëtuar nga publiku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd