Transmetuar më 24-04-2024, 20:14

Janë vetëdorëzuar në policinë e Kukësit tre persona të shpallur në kërkim për një sherr masiv të ndodhur dy ditë më parë.

Në konflikt u përfshinë pesë persona, ndërsa tre të vetëdorëzuarit po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu po hetohen edhe disa efektivë të policisë për mosndërhyrje pasi ndodheshin në vendngjarje.

“Policia e Kukësit ka vijuar veprimet procedurale dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur në rrugë, më datë 22.04.2024, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për këtë konflikt. Si rezultat i kontrolleve të Policisë, vetëdorëzohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Pas konfliktit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast. Ndërkaq”, njofton policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd