Transmetuar më 25-04-2024, 09:29

Ai ishte i padisiplinuari i një familjeje të pasur dhe liberale. André Villas-Boas nuk kishte patentë, por bleu makina që i drejtonte dhe i prishi. Ai tashmë ka shpenzuar më shumë se 500 mijë euro në fushatën për presidencën e FC Porto dhe prej 6 muajsh ndodhet nën mbrojtjen e policisë.

Së fundi, trajneri i njohur portugez, kandidati i Listës B për zgjedhjet e së shtunës në klubin bardheblu, kujtoi edhe dy tumoret që zbuloi rastësisht, pas një aksidenti që pësoi në mitingun e Dakarit më 2018: “Mjekët duhej të më hiqnin gjysmën e tiroides. Më rezulton se po vdisja gjatë operacionit, sepse isha tek ai 1% i operacioneve që shkojnë keq”.

Frika e madhe ndodhi kur po shërohej, pas një vizite nga bashkëshortja e tij, Joana, dhe prindërit. “Pas 10 minutash fillova të ndihesha keq dhe më kujtohet se mendova: Do të vdes, do të vdes. Direkt në urgjencë, dyert u hapën me forcë, injeksion dhe…, kur unë u zgjova, isha në reanimacion.

Kisha pësuar gjakderdhje të brendshme. Edhe pak minuta do të vdisja nga asfiksia, – kujton trajneri. – E gjitha ishte shumë kurioze, sepse për shkak të analizave të tiroides më zbuluan një tumor tjetër në shpinë, të cilin gjithashtu duhej ta hiqja. Po të mos ishte aksidenti, nuk do t’i kisha zbuluar kurrë këto sëmundje”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd