Transmetuar më 25-04-2024, 10:19

Karriera e Wanda Narës në botën e muzikës vazhdon. Gruaja e Mauro Icardit ka paralajmëruar këngën e saj të re “Amor Verdadero”. Një këngë në të cilën Wanda tregon historinë e saj të gjatë të dashurisë me ish-kapitenin e Interit, njëherazi protagonist i videoklipit që do të publikohet sot, më 25 prill.

Mirëpo, Nara ka publikuar një pamje të shkurtër të klipit në rrjetet sociale, ku ka shfaqur imazhe "hot", por edhe romantike, në të cilat përfshihet me bashkëshortin e saj futbollist. Në “Amor Verdadero”, Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë portretizuar në situata të përditshme.

Fillimisht ajo e zgjon sulmuesin me puthje, më pas të dy kënaqen me një dush të nxehtë ku pasioni është në kulmin e tij. Më tej portretizohen teksa përgatisin mëngjesin, pastaj lojtari i Galatasaray shihet mbi kalë dhe ndez një zjarr në fshat.

Icardi i bën edhe foto gruas së tij me një ‘Polaroid’. Në fund të paraqitjes së shkurtër shfaqet një pllakë e zezë me shkronja të bardha, e cila sqaron: "Amor verdadero, Wanda Nara dhe Mauro Icardi". Një tjetër diçiturë paralajmëron autorësinë e këngës: “Shkruar nga Wanda Nara”.

Në një “storie” në Instagram, Wanda Nara zbuloi se në fund të videoklipit me Mauro Icardin do të ketë një surprizë, teksa i ftoi të gjithë ndjekësit të hamendësojnë. “Në fund të videos me Mauro Icardin kemi një surprizë, a mund ta imagjinoni çfarë është?” – ka shkruar Wanda, duke shtuar “emoji” e dy zogjve që dalin nga një vezë. Detaj që shtyu dikë të hipotezonte një shtatzëni të re. A do të jetë kështu?

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd