Transmetuar më 25-04-2024, 10:45

Vau i Dejës- Të shtëna me armë zjarri janë rëgjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Vaun e Dejës.

Uniformat blu bëjne me dije se është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti. Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz. Ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd