Transmetuar më 25-04-2024, 11:04

DELVINË- Një autobus dhe një furgon janë djegur totalisht nga zjarri gjatë natës në fshatin Stjar të Delvinës.

Zjarri dyshohet se ka rënë në autobusin ndërqytetës në pronësi të shtetasit me iniciale Ç. B. Si pasojë e zjarrit në autobus ka marrë edhe furgoni i një kompanie private.

Policia e Delvinës ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ishte zjarrvënie e qëllimshme apo jo.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd